AKTUALE

Thirrja e BDI-së për bashkim, PDE autorizon Arianit Hoxhën për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së

Thirrjes së BDI-së për bashkim i janë përgjigjur nga partia e Arianit Hoxhës. Pas mbajtes të Kuvendit Qendror të PDE-së në një komunikatë për media njoftojnë se Kuvendi Qendror ka autorizuar kryetarin e partisë, Arianit Hoxha që të vijojë bisedimet me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për bashkimin e forcave politike në një formacion politik.

Nga PDE tutje theksojnë se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdojë të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Komunikata e plotë e PDE-së.

“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.

Duke konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për sa i takon unifikimit politik sa më të madh të shqiptarëve si dhe për të artikuluar sa më fuqishëm në kuadër të një zëri politik sidomos pas Kongresit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të sjella, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi”.

Related posts

Donte të vriste zyrtarë amerikanë, arrestohet i riu në Kapitol

Gjyla Halili

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

admin

Vajza e Nuri Mazarit i përgjigjet Adnan Azizit: Ali Ahmeti dhe babai im e bënë që Struga të ketë kryetar shqiptarë, me çfarë të drejte e përdorët këtë emër të shenjtë për kauza të momentit politik?

Gjyla Halili