AKTUALE

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, kujton Masakrën e Reçakut

Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka kujtuar një nga ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme të historisë së popullit shqiptar.

Shabani theksoi se Reçaku mbetet një plagë e hapur që nuk shërohet kurrë, një kujtesë kolektive që nuk shuhet dhe një krim që nuk mund të harrohet e as të falet.

Ai u shpreh se sakrifica e viktimave të pafajshme është themel i lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar.

“Lavdi dhe nderim i përjetshëm për ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Reçaku nuk harrohet dhe nuk falet,” deklaroi kryetari Shabani.

Ai bëri thirrje që e vërteta historike të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi, në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Banner

Related posts

Saraji përfundon me nënshkrimet për president për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Ministri i Shëndetësisë me mbështetje: Do të bëjmë gjithçka që mundemi

Gjyla Halili

Dy kandidatët për Kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi dhe Blerant Ramadani, bashkë në Saraj gjatë një varrimi.

Gjyla Halili