AKTUALE

Vizitat studentore, turistike dhe biznesore mbeten të hapura: Mucunski siguron se bëhet fjalë për pauzë, jo për ndalim

Banner

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pauzë të përkohshme të disa vizave imigruese, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka siguruar se vizat studentore, turistike dhe ato për biznes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të disponueshme. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për ndalim apo vendosje në “listë të zezë”, por për një pauzë të përkohshme që nuk prek kategoritë e tjera të vizave.
Sipas Mucunskit, studentët, afaristët dhe qytetarët që udhëtojnë për turizëm apo përmes programeve si “Work and Travel” do të mund të aplikojnë pa pengesa. Ai bëri të ditur se Maqedonia e Veriut është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe me Departamentin e Shtetit, duke sqaruar se janë prekur një numër relativisht i vogël aplikimesh, kryesisht nga qytetarë të moshës më të shtyrë.

Ministri kujtoi edhe sfidat e mëparshme me tarifat doganore, duke vlerësuar se ato u tejkaluan përmes përpjekjeve diplomatike.
Njëkohësisht, ai paralajmëroi se në gjashtë muajt e ardhshëm pritet mbyllja e disa çështjeve të hapura prej vitesh, me fokus në biznes, shkencë dhe studentë./ Tv Gurra

Banner

Related posts

Lloga: I vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Gruevskin është Taravari, këtë mund ta faktoj

Gjyla Halili

Mickoski: Do ta ndërtojmë edhe Universitetin edhe Kampusin e Universitetit Nënë Tereza

Gjyla Halili

Mickoski: Ky vit do të jetë vit i përparimit, si Qeveri punojmë në këtë drejtim

Gjyla Halili