AKTUALE

Rexhepi: “Vlen” është thjesht degë e VMRO-së në kampin shqiptar

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke theksuar se subjekti “Vlen” nuk përfaqëson as partner koalicioni dhe as subjekt të pavarur politik.

Sipas Rexhepit, “Vlen” po vepron si një degë e drejtpërdrejtë e VMRO-DPMNE-së në kampin politik shqiptar, duke mashtruar elektoratin dhe duke dëmtuar interesat politike të shqiptarëve në vend.

“Ngjarjet e përditshme në skenën politike po e konfirmojnë qartë se ‘Vlen’ nuk është partner koalicioni në qeveri, nuk është as subjekt politik i mirëfilltë, por thjesht një degë e VMRO-së tek shqiptarët,” deklaroi Rexhepi.

Ai shtoi se kjo qasje politike është e dëmshme dhe se, sipas tij, duhet t’i jepet fund sa më shpejt për të mbrojtur interesin qytetar dhe përfaqësimin e denjë politik të shqiptarëve.

“Kjo politikë mashtruese duhet të ndalet. Shqiptarët meritojnë transparencë, përfaqësim të sinqertë dhe politika që burojnë nga vullneti i tyre, jo nga diktatet e partive të tjera,” theksoi Rexhepi.

Related posts

Lladrovci: Jemi ballë hapur para qytetarëve për të vazhduar për Drenasin kampion me qytetarët kampionë

Gjyla Halili

Të premten paralajmërohet bojkoti i supermarketeve në vend

Gjyla Halili

MASH: Fillojnë rikonstruksioni i pesë shkollave fillore, investimet e vazhdueshme në infrastrukturën arsimore përmirësojnë cilësinë e arsimit

admin