Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Michigan ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2025/2026, duke ftuar studentët nga Malësia që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. Bursat synojnë të mbështesin studentët e rregullt, veçanërisht ata nga familje me të ardhura të ulëta dhe ata që studiojnë në drejtime deficitare.
Dokumentet e nevojshme duhet të dorëzohen në Zyrën e Diasporës në Komunën e Tuzit, ndërsa afati i fundit për aplikim është 10 shkurt 2026. Shoqata bën të ditur se dokumentacioni i paplotë nuk do të merret në konsideratë.
Njoftimi i plotë (origjinal):
Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” – Michigan
SHPALLË KONKURS
për ndarjen e Bursave Studentore për vitin akademik 2025/2026
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët:
• Të jenë studentë të rregullt;
• Të jenë të regjistruar për herë të parë në atë vit akademik;
• Kandidatët duhet të kenë mbiemër që i identifikon si shqiptarë.
Përparësi do të kenë:
• Studentët që studiojnë në universitetet shqiptare;
• Studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta;
• Studentët me notë mesatare minimale 7.5;
• Studentët e drejtimeve deficitare;
• Studentët që nuk kanë përfituar bursa nga Komuna e Tuzit apo shoqatat tjera.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Kopje e indeksit (dy faqet e para me fotografi, faqet me provimet e dhëna dhe semestrat e regjistruar);
• Vërtetim mbi të ardhurat e anëtarëve të familjes;
• Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës;
• Emri i babait dhe i gjyshit, për qëllime identifikimi më të saktë.
➢ Dokumentacioni i paplotë nuk do të merret në konsideratë.
Dorëzimi i dokumenteve:
➢ Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Zyrën e Diasporës në Komunën e Tuzit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit:
➢ 10 shkurt 2026
Për informata shtesë ose sqarime, mund të na kontaktoni në:
➢ info@shamm.org
Për Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe” – Michigan
Komisioni për Ndarjen e Bursave
