AKTUALE

Camaj: Iniciativë për themelimin e Institutit Albanologjik

Në buxhetin shtetëror të Malit të Zi për vitin 2026 janë paraparë mjete financiare për themelimin e Institutit Albanologjik, një institucion me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar dhe për studimet albanologjike në përgjithësi.

Nisma për themelimin e këtij institucioni është iniciuar nga nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti Nikollë Camaj, i cili gjatë një emisioni në gjuhën shqipe në RTMZ, në bisedë me gazetaren Paula Dekaj, theksoi rëndësinë institucionale, shkencore dhe kulturore që do të ketë ky institut.

Sipas Camajt, Instituti Albanologjik do të luajë një rol kyç në ruajtjen, studimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe trashëgimisë historike të shqiptarëve në Mal të Zi, duke krijuar një bazë të qëndrueshme shkencore për kërkime dhe botime albanologjike.

Kjo nismë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve, si dhe një kontribut i çmuar në zhvillimin e studimeve shkencore që lidhen me historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare në rajon.

/MALESIA.ORG/

Banner

Related posts

Ligji për arsimin e mesëm, Toska nga BDI: Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë

Gjyla Halili

Ganiu pret në takim deputetët e Klubit për Çështje Rinore dhe Politika Rinore: Në fokus zbatimi i politikave rinore në nivel lokal

admin

Gjeloshaj: Deri në fund të muajit do të rishqyrtojmë nëse do të mbetemi në Qeveri

Gjyla Halili