AKTUALE

PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI? Vendimi pritet pas mbledhjes së Kuvendit Qendror

Partia Demokratike Evropiane e drejtuar nga Arianit Hoxha ka gjasa t’i bashkohet bashkohen Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi këta të fundit, u bënë thirrje të gjitha partive politike t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit tonë politik. Të pyetur nga TV21, nga partia e Hoxhës thanë se NË parim është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë dhe se do ta shqyrtojnë në organet e tyre partiake.

“Në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër atëherë do ulemi me BDI për të definuar detajet e mëtutjeshme” thanë për TV21 nga Partia Demokratike Evropiane.

Përndryshe mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, BDI u bëri thirrje të gjitha partive politike në vend që janë të përafërta me vizionin e BDI-së, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale, që t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit të tyre politik.

BDI mbetet e hapur për inkorporimin dhe absorbimin e gjithë potencialit intelektual dhe politik në vend, me qëllim avancimin e politikave dhe vizionit që janë në interes të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallim. Prandaj, kjo thirrje u drejtohet të gjitha subjekteve politike, asociacioneve shoqërore, intelektuale dhe profesionale, që të bëhen pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e vizionit tonë të përbashkët për një shtet stabil, demokratik dhe të zhvilluar”, shkruhet në komunikatën e integristëve.

Mbetet për t’u parë se si do të veprojnë partitë e tjera që aktualisht janë në koalicionin AKI, si ASH-ja e drejtuar nga Arben Taravari dhe partia “Populli” e Skënder Rexhepit Zejdit. Përgjigjet e tyre do t’i sjellim gjatë ditës në tv21.tv.

Related posts

Kryeministri Mickoski do të mbajë fjalim në Odën ekonomike gjermane

Gjyla Halili

Shqipëria heq vizat me pesë shtete në përpjekje për të joshur sa më shumë turistë të huaj

Gjyla Halili

Mexhiti: BDI nuk ka kauzë për protesta dhe destabilizime

Gjyla Halili