AKTUALE

BDI emëron kryetarët e rinj të degëve, nesër vendoset për takimin e liderëve

Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:
• Kërçovë – Arlind Sejdini
• Vrapçisht – Evzal Arsllani
• Prespë – Arjan Muedini
• Karposh – Hamza Jashari

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave partiake dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike në interes të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.

Banner

Related posts

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Gjyla Halili

Mot i kthjellët dhe më i freskët gjatë mëngjesit, gjatë ditës me diell

Gjyla Halili

Grubi realizoi takim me Marash Dukaj, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi

admin