AKTUALE

Rina Ajdari: Në Gostivar dhe Vrapçisht populli e dha mesazhin qartë

Deputetja e Aleancës Kombëtare për Integrim, Rina Ajdari, ka përshëndetur rezultatin e arritur në Gostivar dhe Vrapçisht, duke theksuar se vullneti i qytetarëve u shpreh qartë dhe pa mëdyshje.

“Sot, në Gostivar dhe Vrapçisht, populli e dha mesazhin qartë. Aleanca Kombëtare për Integrim dëshmoi edhe njëherë se besëlidhja dhe misioni ynë janë ende gjallë,” deklaroi Ajdari.

Ajo falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe strukturat partiake për angazhimin e tyre, duke uruar fitoren për të gjithë mbështetësit dhe aktivistët që kontribuuan në këtë rezultat.

“Në çdo sfidë, mbështetja e qytetarëve mbetet forca jonë më e madhe. Urime fitoren të gjithëve,” përfundoi deputetja Ajdari.

Banner

Related posts

Kreu më i lartë i BFI-së viziton Myftininë e Tetovës

Gjyla Halili

Koalicioni i partive shqiptare VLEN dënon ashpër retorikën nxitëse dhe polarizuese të cilën vazhdon ta përdorë BDI

Gjyla Halili

Shitet komuna e Tetovës 1€ m2!

Gjyla Halili