Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Monumentet fetare gjithkund në botë dëshmojnë për gjurmët e kultures dhe historisë së njerëzimit dhe civilizimit.
Këta objekte monumentale arkaike me parametra arkitektonike të njësive me motiv estetik sakral janë me diapazon altruistik në kontinuitet që kanë kultivuar jetën në harmoni.
Popujt dhe qytetet gjatë gjithë histroisë njerzore kanë kërkuar që të mbrohen pas vlerave të monomenteve fetare, prandaj edhe gjurmët e tyre janë kudo evidente nga fusha andragogjike paralel me ate pedagogjike si dhe superstruktura!
Ashtu që kanë funksionuar në bashkëpunim me vuajtjet dhe gëzimet me asistencë të kateringut ndaj popullit.
Ky fakt është evident në shumë vende të botës, gjithsesi edhe ne këtu nuk përjashtohemi nga ky element shumë i rëndësishëm i një mendësia paqësore që reflektojnë objekte sakrale.
Arkitektura fetrare në rastin konkret në qytetin e Tetovës përmes xhamisë së Larme dhe xhamiave të tjera si motra me një dinjitet të lartë të mirkuptimit dhe bashkëpunimit ka ruajtur vlerat e idealeve (1) të larta njerzore.
Duke jetuar me sloganet e fesë: kur dikush të kërkon bukë ndaje me të;
kur dikush të lipë pike uji hape pusin le të mbush ujë; kur dikush kërkon flladin nga nxehtësia liroja fladin e pemës.
Prandaj historia e artit islam na meson, mos pre drurin i cili ka freskuar me shekuj kulturën dhe jetën e të gjithëve !
Mendimi i urtë i popullit
Në historiografinë e vjetër të themelimit të qytetve do të hasim se si në proviniencën islame xhamiat kanë qenë gurrë themeli i infrastruktures qytetare.
Xhamia dhe iniciativa e ndërtimit të saj ka tërhequr si magnet të gjitha instituconet e tjera që karakterizojnë superstrukturën e një qendre urbane dhe tërheqjen kooperative të vendbanimeve përreth xhamisë.
Pra kur e shikojmë sot xhaminë e Larme në Tetovë na bën me nostalgji dhe vazhdon të rrit lartë ndjenjat empatike për qytetin,popullin dhe infrastrukturën e dikurshme e cila me shumë entuziazëm krijonte hare dhe lumturi.
Xhamia si shpirti i qytetit ka ruajtur nostalgjinë ndaj njerëzve me virtyte!
Sinopsisi kronogram i Xhamisë së Larme -Tetovë
Xhamia e Pashës gjendet në qendër të Teovës, përreth lumit Shkumb në fushëgropën e Pollogut (2) rrëzë Malit Shar.
Përreth xhamisë së Larme bëjnë pjesë edhe një numër objektesh të tjera (3) të arkitekturës islame dhe civile të rëndësishme.
Kjo xhami mori emrin e Larme-Alaxha për shkak të zbukurimeve karakteristike të shumta.
Ajo që e bën të veçant Xhaminë e Larme të Tetovës është ajo se të gjitha muret e saj janë të pushtuara me motive dominante floreale dhe bimore.
Ndërkaq motive kognitive botanike që reflektojnë dhe dëshmojnë për historiografinë e popullit shqiptarë muslian të asaj kohe me nuanca piktureske estetike.
Xhamia në fjalë njihet tek popullata vendore edhe si xhamia e Pashës.
Lidhur me ndërtimin e xhamisë së Larme, nuk ka të dhëna të dokumentuara, mirpo sipas studjuesve të cilët faktet e tyre i mbështetin në Vakëfname (solemnizimi i akt dhurimit) xhamia e Larme është ndërtuar në fund të shekullit XV të vitit 1495.
Pagëzimi i xhamisë edhe me emrin Xhamia e Pashës ad-hok na konverton një dokument bazë në transferimin e ndërtimit monogram të vetë xhamisë.
Mori emrin xhamia e Pashës sepse atë e kishte rindërtuar nga themeli (pas djegjes së qytetit në sh.XVII) në trajtën e sotme monomentale briljante Abdurahman Pasha, biri i Rexhep Pashës në vitin 1833.
Abdurahamn Pasha ka qenë dashamirë i artit dhe konsiderohet mbrojtësit e Terovës.
Nga epitafi i varrit në oborin e xhamisë kuptojmë se këta pashallarë të njohur kanë vepruar në Tetovë në gjysmën e shekullit XIX si dhe kanë ndërtuar një sërë objektesh tjera me karakter fortifikues dhe zhvillimorë të identitetit musliman shqipatrë në trojet e pollogut.
Në histriografinë e kronogrameve si donatorë paraqiten dy motrat (4) Hurshide dhe Mensure.
Nga studjues të huaj përmendet viti 1564 si vit i ndërtimit të xhamisë së Larme, ndërkoh edhe si vit i meremetimit nga motrat Hurshide dhe Mensure.
Xhamia e Larme në brendi ka formë të katrorit me dimensione aproksimative 10×10 m2.
Tavani i xhamisë përmbrenda ka formë të kubesë. Ndërkaq nga jashtë,xhamia është mbuluar me çati, një stil i veçan i xhamiave shqiptare i cili është ruajtur në arkitekturën tonë fetare pavarsisht periudhës së njohur të Tanzimatit i cili promovoi stilin barok me elemente perendimore.
Duke patur kujdesë në akribinë e determinimit kohorë fragmentarish burokracija e Tanzimatit e cila nuk i pëlqente traditat tradicionale fetare të perandorisë osmane padyshim, ajo përmes ortakisë me arkitektët e famshëm armen të njhur si Familja Baljan,(5) ndikoi në arkitekturën osamne dhe kështu stili barok i evropës qendrore erdhi si një metodë e plotësuar!
Familja Baljan përfaqësonte kalimin nga mjeshtëria tradicionale e ndërtimit tek arsimi arkitekturor modern dhe tek arkitektura moderne.
Në k