Shkruan:
Taxhudin Hamidi
“E ne duam t’i
lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues”.
( Kaptina Kassass: 5)
Masat për ngritjen reale ndaj gjendjes në sektorin e ligjit për drejtësi dhe barazi njerzore është një temë shumë e vështirë dhe delikate.
Po marrim shepbull ligjin për mobing në RMV.
Në lidhje me këtë ligj po bëhen përgaditje të grupeve punuese gati tre vite dhe akoma nuk kemi ndonjë rezultat final në lidhje me ligjin për mobing në vendin e punës.
Kjo tregon se njohja , dija , informimi janë në shoqëri një hendikep i cili duhet të përmirsohet dhe shërohet.
Vlenë të kujtohet rekomandimi i Profetit islam i cili thotë:
( ve umirtu en a’dile bejnekum ar.)
” Unë jam urdhëruar që të vendosi në mesin tuaj drejtësinë”.
Prandaj përpjekja jonë si ithtarë të besimit islam dhe të traditave demokratike shqipëtare duhet të kërkojë në të gjitha instancat rendin, normat, rregullat, parimet dhe deri te dispozitat e ligjit pozitiv.
Pra kuptimi i ligjit të lexohet qartë.
Të jetë i zbatueshëm për të gjithë ata organe që janë të obliguar ta zbatojnë ate.
Ai të reflektojë me pozitivitet.
Por gjithashtu të ndriçojë si hëna dhe dielli.
Qytetarët të bëhen pishtarë të ligjit dhe të respektimit dhe zbatimit.
Dispozitat islame nuk kërkojnë individ të pranishëm në natyrën dhe funksionimin e ligjit.
Por organet te mbikqyrin dhe zbatojnë ate me masa të duhura dhe largë çdo shantazhimi dhe presioni.
Dispozitat islame kërkojnë krijimin e një natyre të përbashkët të ligjit, menaxhimit dhe të besimit të cilat do të administrojnë me shtetin dhe organet e saja.
Normal se duhet të respektohen ligjet e komunikacionit , ligjet e mbarvajtjes së rendit dhe e drejta dhe liria e qytetarit në çdo institucion të shtetit.
Mirpo nuk duhet të shihet funksionimini organeve të shtetit vetëm tek respektimi i semaforëve ndërsa në sferat tjera të tregohemi daltonist dhe të lexojmë ligjin me strabizëm.
Në shumë vende tek ne nuk kemi aspak mbroje dhe garthe betoni rreth lumenjëve , projeve dhe vendeve me rezik që do të parandalojnë fatkeqësitë dhe tragjeditë eventuale të familjeve shqiptare dhe maqedonase.
Kur është në pyetje siguria e qytetarit ligji nuk duhet të rafinerohet me anekse nacionale dhe konfesionale.
Ai është i barabartë për të gjithë.
Shumë afër kemi një shembull nga vizita e diplomacisë franceze dhe gjermane të cilat patën një tubim në Halep me qytetarët.
Në këtë takim u veçua një qytetarë krishter arab i cili deklaroi se ne si një entitet minor nuk më pëlqen të jemë i mbrojtur nga forcat ndërkombëtare ndërsa vëllezërit e mi arab të vriten.
Ky mesazh dhe porosi tregoi se siguria më e drejtë është për qytetarët kur ajo kultivohet e barabartë për të gjithë mbrenda një shteti apo dispozite ligjore.
Sigira nuk duhet të kuptohet selektive.
Çdo prind dëshiron që fëmia e tij të shkojë dhe kthehet i sigurt në shtëpi.
Sigurija duhet të përfshi të gjithë qytetarët.
Në kohën e Khalifës Omer kemi një pasus nga deklarata e tij.
Ai thoshte se:
“Më së shumti i frikohem Zotit ditës së gjykimit që mos vallë do të më kërkojë llogari edhe për fraktura e eshtrave të dhiës së egër në Irak”.
Pra mendimi i tij rreth organizimit të ligjit dhe infrastrukturës ka qenë i përfshirë deri në atë shkallë sa që të krijojë rrugë dhe mbroje edhe për lehtësimin e kafshëve të egra në malet e larta irakut ( mesopotami).
Ka menduar dhe ka mbajtur llogari ligjore, që të mos mbyten dhe zhduken nga pakujdesia e faktorit njeri edhe kafshët si dhia e egër në malet dhe kodrat e Irakur.
Rezidenca e tij nga Medina deri në Irak ka një largësi të gjatë.
Mirpo ai nuk mendonte vetëm për qytetet që rrethonin tronin e tij.
Ne sot në shekullin 21 në fillim të vitit 2025 po na mbiten familjet në lumenjët e trevave shqiptare.
Në një shtet të vogël me sipërfaqe.
Ku duhet ta ruajmë çdo pëllëmbë të saj.
Të jetë më i sigurt për qytetarët tanë.
Rasti tragjik i viktimave nga Gërçeci i Ko.së Sarait (Shkup) alarmoi dhe shqetësoi pipullatën në RMV.
Në shumë regjione dhe vende ku gjenden ura dhe lumenj nuk kemi shenja dhe nuk kemi mbroje betoni.
Urat mbi lumenjë nuk posedojnë mbroje metali po edhe as sinjalizime për të paralajmëruar rezikun eventual nga rrëshqitja apo kërcimi në raste të defekteve nga faktori maqinë – veturë.
Në rast fatkeqësie në vend se kufomat të i drejtojmë drejtë vendit të institucioneve përkatëse të cilat nga plogështia e tyre nuk kanë marrë masa në mbrojtjen dhe parandalimin e rezikut ne akoma krijojmë masivitet impozant për të treguar se sa jemi të bashkuar në fatkeqësi për të i varrosur të rinjtë dhe të rejat e familjeve tona.
Dhe jo të varrosim pamundësinë dhe politikat urbane të cilat për çdo vit po na marrin antarët e familjeve tona.
Andaj ne teologët kur përmendim termet Halal dhe Haram si sinjale parandalimi dhe masa të dispozitave hynore, dikush i paarsimuar dhe me trajta agnostike iritohet nga ndjenjat islamofobike.
Por ata janë mekanizma që i ndihmojnë ligjit dhe sigurisë.
Pra në këta raste ligji i Kuranit dhe termat e dispozitave ekzistojnë për interes të njerëzve dhe jo për të manipuluar me ta.
Pra siç thamë në fillim të teksti të shkruar se të gjithë pejgamberët janë marrë me politikat e ligjit pozitiv.
Dhe aspak të dërguarit e Zotit nuk kanë qëndruar larg nevojave të qytetit të tyre.
Pra politika dhe politikat urbane dhe ligjore kanë qenë profesion i të dërguarve të Zotit.
Parola e monoteizmit – tevhidit është menaxhimi i mirë për të gjithë.
Ligjet e fesë na mësojnë në trajnimin dhe kapacitetin e aplikimit dhe zbatimit të ligjeve.
Pra kur thuhet se namazi është farz – obligim.
Kur thuhet kundërvajtjet dhe shkelja e ligjit është haram- ndalesë.
Mirësia është halal e lejuar.
Kur thuhet se vrasja është haram- ndalesë dhe kjo mjafton për ata që kanë iman dhe bindje të paluhatshme në besimin e tyre.
Dhe kështu me rradhë!
Duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme nga aspekti i studimit dhe hulumtimit të të drejtave të zbatimit të ligjit pozitiv.
Ndikimi i ligjit – pushtetit është shumë më i madh se vet kurani apo çdo tekst tjetër i shenjtë si një formë ekzemplari.
Nëse versetet e kuranit apo të ligjit nuk zbatohen dhe nuk kuptohen nga qytetarët e çdo vendi.
Feja islame nuk është vetëm shenjtëri pa kuptim.
Mësimet islame nuk janë vetëm kuran si ekzemplar.
Por feja islame nuk është vetëm Kuran, por Kurani është ligj, gjykatë dhe pushtet ekzekutiv.
Kurani kërkon të shkëlqej ligji dhe pushteti.
Kurani ka zbritur apo është shpallur të ofrojë ndihmën e tij të pazëvendësueshme .
Kurani ka zbritur nga Zoti për të shpëtuar njerëzit nga ligjet e oligarkëve dhe mobingu.
Në një verset – ajet kuranorë me termin
( kuna musteddafijne fil erddi)
” (ata u përgjigjën) Ne ishim të shtypur dhe të dobët në dunja”.
Kurani përmendën ankesën e njerëzve që do ta bëjnë para Zotit të tyre ditën e llogarisë si shenjë arsyetimi.
Mirpo studimi i Kuranit dhe egzegjeza e tij kundërshtonë këta ankesa shoqërore dhe politike.
Sepse Kuranin erdhi të na shndërojë në njerëz të fortë dhe menaxhues të mirë në tokë.
Me një interpretim të hetmeneutikës së fortë pozitive dhe ligjore.
Dhe aspak Kurani nuk pajtohet që ne të përjetojmë disfatë dhe të jetojmë të dobët shkaku i ligjit dhe i sigurisë kolektive.
Kurani kërkon dhe aludon në çdo verset të tij që njerëzit të jetojnë në një shoqëri të organizuar dhe të pavarur.
Kurani dëshiron që shoqëria të dëshmojnë për kualitet e ligjit dhe zbatimin e tij.
Kurani i mëson njerëzit për të qenë të fuqishëm me mekanizma juridike.
Kurani na mëson për të u ndihmuar të tjerëve dhe jo për të kërkuar ne ndihmë paternaliste.
“E ne duam t’i
lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues”.
( Kaptina Kassass: 5)
“Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit”.
(Kaptina an Nur: 55)
“Kurrsesi mos mendo se janë të pathyrshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai”.
(Kaptina an Nur: 57)
“ata (populli i musait) thanë: “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t’ju shikojë se si veproni”.
( Kaptina al A’raf: 129 )
“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve”.
( Kaptina al A’raf : 58)
“Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve”.
(Kaptina al A’raf :56)
( xhxhxh!)