AKTUALE

Myftiu i Tetovës priti përfaqësues të Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit

Myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili, priti sot në një takim zyrtar anëtarin e kryesisë së Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit, z. Emin Havzija.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ndërinstitucional, rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit fetar dhe kulturor, si dhe për forcimin e lidhjeve mes Bashkësisë Fetare Islame dhe qendrave islame në Evropë. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët në promovimin e vlerave fetare, arsimore dhe humanitare.
Myftiu dr. Selver Xhemaili shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Qendrës Kulturore Islame të Frankfurtit dhe të mërgatës shqiptare në përgjithësi, duke vlerësuar rolin e tyre në përfaqësimin dinjitoz të komunitetit mysliman në diasporë.
Nga ana e tij, z. Emin Havzija falënderoi Myftiun e Tetovës për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta me karakter fetar, kulturor dhe shoqëror.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

Banner

Related posts

Aziri: VLEN i quan hajdutë votuesit e tyre duke i poshtëruar ata dhe një elektorat të tërë

Gjyla Halili

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

admin

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN PËRMBYLLËSE TË KONFERENCĒ NË EDIRNE TË TURQISË

Gjyla Halili