AKTUALE

REISUL ULEMA I BFI-SË PRITI NË TAKIM DY AFARISTË NGA DIASPORA

Sot, me datë 30.12.2025 (e martë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim dy afaristë nga diaspora me veprimtari në Gjermani, z. Neset Musliu dhe z. Mahir Imeri.

Reisul Ulema u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe i njoftoi ata rreth ecurisë së punëve dhe aktiviteteve të BFI-së.

Nga ana e tyre, mysafirët e falënderuan Reisul Uleman për pritjen, duke shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin që BFI jep në dobi të afaristëve dhe bashkatdhetarëve.

Në këtë takim, Reisul Uleman e shoqëronin Drejtori i Vakëfit, z. Fehmi Ebibi, si dhe përgjegjësi i Bibliotekës së Medresesë “Isa Beu”, prof. Blendi Imeri.

Banner

Related posts

KRYETARI I PRISHTINËS PERPARIM RAMA NDERON NËNËN E UÇK-SË, NËNË STANËN

Gjyla Halili

Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite

Gjyla Halili

Zëvendësministrja Elfete Ismaili jep dorëheqje pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Qeveria

Gjyla Halili