AKTUALE

Lladrovci uron Ditën e Veteranit: Është dita e përkujtimit të rezistencës së Komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ditën e Veteranit, duke theksuar se “është dita e përkujtimit të rezistencës së Komandantit legjendar Adem Jasharit ndaj sulmeve serbe”.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Urime Dita e Veteranit!
30 Dhjetori, Dita e Veteranit, është dita e përkujtimit të rezistencës së Komandantit legjendar Adem Jasharit ndaj sulmeve serbe.
Si sot më kujtohet ajo ditë me acar e borë, kur dëgjuam se është sulmuar Komandanti ynë, me shumë shokë e bashkëveprimtarë, sa më shpejt që kemi mundur, kemi arritur në Prekaz. Forcat e armatosura serbe ishin thyer keq dhe ishin tërhequr.
Është ditë me emocion, sepse, nga ajo ditë, gjithçka do të ishte ndryshe. Ishte ditë e parë e sulmit frontal të forcave serbe kundër një familjeje dhe ishte e qartë, nuk kishte rrugë tjetër për liri, vetëm lufta çlirimtare.
Kjo ditë na gjen, pa praninë fizike të heronjve tanë të luftës dhe paqes, pa Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Urojmë që vitin tjetër të jenë në mesin tonë dhe të familjes.
Nderim e lavdi e përjetshme të gjithë ata që luftuan dhe ndihmuan për çlirimin e vendit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi Komandantit legjendar Adem Jashari!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

https://www.facebook.com/share/p/14PqTHYcj35/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Bejta vazhdon fushatën: “Limani ka fryrë çmimet në tenderin e pllakave të bekatonit”

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Hasanbegu sonte fuqishëm dërgoi porosi, ndryshimi po vjen

Gjyla Halili

Banka Popullore do t’i publikojë projeksionet makroekonomike pranverore

Gjyla Halili