AKTUALE

Peti Camaj uron Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin zgjedhor

Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Peti Camaj, ka uruar Kryeministrin Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit dhe për besimin e rikonfirmuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ai e konsideron këtë moment si një dëshmi të qartë të forcës së demokracisë dhe të vullnetit qytetar për vazhdimësi, përgjegjësi dhe qeverisje me integritet.
Peti Camaj gjithashtu ka uruar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, duke theksuar pjekurinë politike dhe forcimin e institucioneve shtetërore që kjo tregon.

Ai shpreh shpresën që mandati i ri qeverisës të shoqërohet me vendime dhe politika që janë në shërbim të qytetarëve, përmirësimin e mirëqenies sociale, zhvillimin ekonomik, drejtësinë e barabartë, arsim cilësor dhe forcimin e sovranitetit të vendit.

Ja postimi i plotë:

Urime Kryeministrit Albin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe besimin e rikonfirmuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë tonë dhe një dëshmi e vullnetit qytetar për vazhdimësi, përgjegjësi dhe qeverisje me integritet.

Urime gjithashtu Republikës së Kosovës për një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik, që tregon pjekuri politike dhe forcim të institucioneve shtetërore. Le të jetë ky mandat një periudhë e përkushtimit të shtuar për zhvillim ekonomik, drejtësi të barabartë, mirëqenie sociale, arsim cilësor dhe forcim të sovranitetit të vendit.

Me shpresën që vendimet dhe politikat e ardhshme të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, të unitetit shoqëror dhe të së ardhmes evropiane të Kosovës. Suksese në punën e mëtejme dhe përparim të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

Related posts

Fatmir Dehari: Ujitje për 160 hektar tokë, me punë ju duam

admin

Suhareka me projektin “Golden Eco”

Gjyla Halili

Kush dhe pse po kalkulon për komunën e Kërçovës? Dehari përgatitet edhe për një mandat

Gjyla Halili