AKTUALE

Ali Ahmeti uron Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke vlerësuar se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të lirë, të ndershme dhe plotësisht demokratike, në përputhje me standardet evropiane.
Ahmeti theksoi se qytetarët e Kosovës dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Ai uroi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e shënuar, duke theksuar se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror në shërbim të qytetarëve.
Duke kujtuar kontributin e tij për lirinë e Kosovës, Ahmeti u shpreh se beson fuqishëm në të ardhmen e saj dhe theksoi rëndësinë e forcimit të aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, si rruga e vetme që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm.
Në fund, ai nënvizoi se Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar ka qenë dhe mbetet një ëndërr e përbashkët.

Related posts

SELAMI NGA HARAQINA: 22 VITE KRENARI, PO AQ MALL PËR TË RËNËT E LIRISË!🇦🇱

admin

Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huç, do t’i prijmë fitores tuaj

Gjyla Halili

Kovaçevski: LSDM ka plan të qartë dhe konkret për inicimin dhe rritjen e ekonomisë

Gjyla Halili