AKTUALE

Koncert festiv në Brigje të Hotit për “Lahutën e Malësisë” në UNESCO

Brigje të Hotit do të kthehet në një qendër të rëndësishme të kulturës kombëtare shqiptare ditën e diel, më 28 dhjetor 2025, me rastin e organizimit të koncertit festiv “Lahuta e Malësisë në UNESCO”, kushtuar kësaj pasurie të rrallë shpirtërore të shqiptarëve.

Koncerti organizohet nga Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare”, Muzeu “Malësia” dhe Shoqata “Logu i Bjeshkëve”, dhe do të mbahet pranë memorialit të Kishës së vjetër të Shën Gjonit, në Brigje të Hotit – vend simbolik ku At’ Gjergj Fishta preku dhe bëri të pavdekshme veprën monumentale “Lahuta e Malësisë”.
Producent i këtij manifestimi kulturor është atdhetari dhe biznesmeni i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Peti Camaj, ndërsa ideatore dhe regjizore është Rita Shkurtaj.

Në koncert do të marrin pjesë rapsodë dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët do t’i japin jetë tingullit të lahutës dhe trashëgimisë së këngës epike shqiptare.

Organizatorët ftojnë të gjithë lahutarët dhe dashamirësit e lahutës, nga mbarë trevat shqiptare, të bëhen pjesë e këtij manifestimi kulturor, i cili i kushtohet Lahutës, pasurisë kombëtare shqiptare, dhe Homerit të Kombit, At’ Gjergj Fishta.
Koncerti do të nisë në orën 14:00.

Banner

Related posts

Deputetët do të debatojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit

Gjyla Halili

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Gjyla Halili

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili