AKTUALE

Bejta: Janë harxhuar 200 mijë euro për mbushjen e gropave, por puna nuk filloi asnjëherë!

Kandidati për komunën e Gostivarit nga koalicionin VLEN, ka akuzuar qeverisjen paraprake, që siç tha, vetëm për mirëmbajtjen e trotuareve dhe mbushjen e gropave janë ndarë 200 mijë euro, pro sipas tij, puna nuk është kryer. Bejta tha se edhe kompanitë të cilat kanë përfituar nuk janë nga komuna e Gostivarit, por nga Tetova, që sipas tij, janë kompani që nuk kanë punëtor e as makineri pune.

“Mirëmbajtja e rrugëve, gropave dhe trotuareve. Tenderi ka kushtuar 200 mijë euro për mbushjen e gropave dhe atje ku janë dëmtuar trotuaret. E nënshkruar nga Valbon Limani. Qyteti jonë që i shohin çdo ditë dhe ballafaqohen qytetarët tanë , qoftë nëpër lagjet e qytetit, qoftë në fshatra, janë hapur gropa të mëdha. Kompania nuk është e Gostivarit, është e Tetovës. Këto kompani janë një njeri, një kompani. Pa punëtorë dhe pa mjete pune, pa makineri. Vetëm të kalojë koha se janë realizuar dhe paratë shkojnë në xhirollogarinë e tyre”, tha Bejta.

Banner

Related posts

Rikthehet Blloku 2, TEC Manastir funksionon me kapacitet të plotë

admin

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria po i ngarkon qytetarët me 200 milionë euro borxhe të reja

Gjyla Halili