Deri më 30 nëntor të këtij viti në buxhetin shtetëror në bazë të tatimeve dhe kontributeve janë grumbulluar 3,97 miliardë euro që është më shumë për 268 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova.
Siç informoi Petrova, ka rritje të të ardhurave nga tatimet për 6,5 për qind dhe rritje të kontributeve për 8,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Ka tendenca rritjeje krahasuar me vitin e kaluar në dhjetor, por hyrjet dhe pagesat nga llogaritë e pagesave tatimore ende po rrjedhin. Sot po përmbledhim të dhënat e djeshme, dita e tatimit të TVSH-së, dhe pas përfundimit të muajit do të kemi të dhënat përfundimtare për të gjithë vitin”, theksoi drejtoresha në deklaratë për media në Qeveri.
Në lidhje me projektin e-faturim, theksoi se nga 1 janari do të fillojë pilot-zbatimi.
“Gjendemi në një moment kyç. Në fazën e parë, do të publikojmë mekanizmin e komunikimit përmes të cilit do të kryhet shkëmbimi automatik i të dhënave midis kompanive, midis sistemeve të tyre të softuerit të faturimit dhe midis platformës shtetërore të centralizuar të faturimit elektronik. Pas festave të Vitit të Ri, do të publikohet dokumentacioni teknik, në bazë të të cilit kompanitë do të jenë në gjendje të fillojnë përshtatjen e zgjidhjeve të tyre të softuerit dhe integrimin teknik, si dhe testimin e përgatitjes së faturave elektronike në një mjedis testimi të kontrolluar”, shpjegoi Petrova.
Deri në fund të tremujorit të parë do të publikohet aplikimi i klientit – zgjidhje falas për kompanitë më të vogla, deri në fund të tremujorit të dytë do të vendoset rrethinë produktive, ndërsa deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2026 planifikohet të përfundojë testimi