Agron Dedivanaj, drejtor i Shkollës Shqipe dhe ish-kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e vlerave që e mbajnë të fortë komunitetin shqiptar, si dinjiteti, uniteti dhe sovraniteti i patjetërsueshëm.
Në mesazhin e tij, Dedivanaj ka bërë thirrje për bashkim dhe respekt të ndërsjellë, duke nënvizuar se e ardhmja ndërtohet mbi themele të përgjegjësisë së përbashkët. Ai ka theksuar se Krishtlindja shërben si një moment reflektimi, ku forca e shoqërisë buron nga ndërgjegjja kolektive dhe respekti për njeriun.
Në këtë frymë, ai ka cituar edhe Nënë Terezën: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Mesazhi përfundon me urimin që kjo festë të shërbejë për forcimin e lidhjeve mes njerëzve, mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe ecjen përpara me dinjitet, paqe dhe besim në identitetin shqiptar, duke uruar Krishtlindje të gëzuara dhe paqe për çdo familje.
Ja postimi plotë:
Në këtë kohë reflektimi dhe shprese, le të nderojmë vlerat që na mbajnë të fortë si komunitet dhe si komb: dinjitetin, unitetin dhe sovranitetin tonë të patjetërsueshëm.
Le të qëndrojmë të bashkuar, duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke ndërtuar të ardhmen mbi themele të përgjegjësisë së përbashkët.
Krishtlindja na kujton se forca buron nga ndërgjegjja kolektive dhe respekti për njeriun.
Siç shprehej Nënë Tereza:
“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Le të jetë kjo festë një moment për të forcuar lidhjet mes nesh, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të ecur përpara me dinjitet, paqe dhe besim në identitetin tonë.
Gëzuar Krishtlindjet dhe paqe për çdo familje! ✨🎄