AKTUALE

Myftiu i Tetovës priti imamin e Qendrës Kulturore Islame “Nur” nga Austria

Banner

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, priti sot në një takim zyrtar imamin e Qendrës Kulturore-Islame “Nur” nga Ternitz-Austri, Muhamedxhemil Hoxha.
Gjatë këtij takimi miqësor dhe vëllazëror u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare, rolin e imamit në diasporë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit fetar, kulturor dhe gjuhësor të besimtarëve shqiptarë në mërgatë. Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe institucionale ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame në vend dhe qendrave islame shqiptare në Evropë.
Myftiu i Tetovës vlerësoi angazhimin e imamit Muhamedxhemil Hoxha dhe të Qendrës Islame “Nur” në shërbim të besimtarëve shqiptarë mysliman në Austri, duke e cilësuar këtë veprimtari si një kontribut të rëndësishëm në edukimin fetar dhe ruajtjen e vlerave islame tek gjeneratat e reja.

Banner

Related posts

Xhaferi: Rregullat janë të qarta për kufizimet për funksionarët gjatë përdorimit të resurseve

Gjyla Halili

Mexhiti: Eshaloni i parë është kryer! Kemi 1 zv/kryeministër të parë, 6 ministri, 7 zv/ministra dhe 5 sekretarë shtetëror

Gjyla Halili

Kovaçevski për Pashkët: Të forcojmë besimin në komunitet!

admin