AKTUALE

Ali Ahmeti: Shumë pak VMRO dhe LSDM kanë punuar me maqedonasit për t’ua sqaruar Marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, ka deklaruar se fushata e VMRO-së shtatë vitet e fundit kundra BDI-së është një fushatë e cila nxit ndarje e përçarje mes popujve.

“Është një e vërtetë e madhe shkencore që thotë se popujt nuk janë fajtor për lëvizje destruktive, politikat janë ato që i drejtojnë, që të bëhen përplasje midis etnive. Ky vend ka të ardhme me një bashkëpunim dhe komunikim midis dy popujve më të mëdhenj në Maqedoni, shqiptarëve dhe të maqedonasve, ky vend ka ardhmëri me marrëdhënie të mira ndëretnike”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se ka biseduar me partitë më të mëdha maqedonase, dhe ju ka thënë se duhet të punojnë më tepër me qytetarët e tyre.

“Bindni se Marrëveshja e Ohrit, po ndryshon statusin dhe karakterin e shtetit, pak kanë punuar edhe VMRO edhe LSDM në drejtim të sqarimit objektiv mbi marrëveshjen e Ohrit dhe si rezultat i asaj mospune të partive politike edhe aty e gjejnë një frymëzim qytetarët e rëndomtë të Maqedonisë”, tha Ahmeti, duke thënë se politika maqedonase ka qenë kryekëput vasalë e Beogradit, ku janë bërë politikat dhe eksperimentet në Shkup kundër shqiptarëve.

Banner

Related posts

Marin Mema: 5 Marsi shqip, për numrin 5 dhe vazhdimësinë!

admin

Punësime diskriminuese në Regjistrin Qendror, BDI: Tetë maqedonas, asnjë shqiptar

Gjyla Halili

31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a; Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar

admin