AKTUALE

Vilson Sinishtaj: Ramush Haradinaj përfaqëson modelin e liderit që vendos Kombin mbi pushtetin

Politologu shqiptar me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vilson Sinishtaj, ka vlerësuar figurën politike të Ramush Haradinajt si një nga shembujt më të rrallë të lidershipit parimor në politikën shqiptare, duke theksuar se ai ka dëshmuar me veprime konkrete se “Kombi është mbi pushtetin”.

Sipas Sinishtajt, fakti që Haradinaj ka dhënë dy herë dorëheqje nga posti i Kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare përbën një akt të rrallë përgjegjësie politike dhe morale në hapësirën ballkanike.

“Ky është një mesazh i qartë se shteti nuk ndërtohet mbi frikë, as mbi pazare me të vërtetën, por mbi besimin dhe nderin kombëtar,” thekson ai.

Duke iu referuar periudhës së luftës, Sinishtaj nënvizon se Haradinaj nuk është thjesht një figurë politike, por një nga luftëtarët e drejtpërdrejtë të lirisë së Kosovës. Ai kujton se Haradinaj u plagos disa herë gjatë luftës dhe humbi vëllezër në beteja, duke paguar një çmim të rëndë familjar për çlirimin e vendit.“Një njeri që ka dhënë gjithçka për lirinë, nuk e vë kurrë në rrezik të ardhmen e saj,” vlerëson politologu.

Në analizën e tij, Sinishtaj thekson se vizioni politik i Haradinajt shkon përtej kufijve administrativë të Kosovës, duke e parë çështjen shqiptare si një tërësi. Ai përmend gjithashtu përvojën e ekipit që Haradinaj udhëheq, me figura si Besnik Tahiri dhe Agim Çeku, të cilët, sipas tij, përfaqësojnë përvojë shtetërore dhe siguri institucionale.Një aspekt i veçantë që Sinishtaj nënvizon është respekti që Ramush Haradinaj gëzon në Uashington. “Në institucionet më të larta amerikane, ai shihet si një figurë serioze dhe e besueshme.

Ky respekt nuk fitohet me retorikë, por me karakter, qëndrueshmëri dhe histori personale,” shprehet ai.Në prag të 28 dhjetorit, Sinishtaj vlerëson se Kosova ka nevojë për një lider që e ka dëshmuar veten në tri dimensione kyçe: luftë, paqe dhe përfaqësim ndërkombëtar.

Sipas tij, Haradinaj mbetet një nga figurat që mishëron këtë përvojë dhe vazhdimësi shtetformuese.

Ja postimi i plotë:

Kombi është mbi pushtetin. Ramush Haradinaj është ndër të paktët liderë shqiptarë që këtë parim e ka dëshmuar me jetë, jo me fjalë. Dy herë Kryeministër, dy herë dha dorëheqje për drejtësi dhe nder kombëtar, sepse për të shteti nuk ndërtohet mbi frikë apo pazare me të vërtetën. Ai ka treguar se pushteti është mjet, jo qëllim, dhe se udhëheqësi i vërtetë është ai që di të largohet kur Kombi e kërkon.Para se të merrte përgjegjësi shtetërore, Ramush Haradinaj ishte luftëtar i lirisë. U plagos disa herë në beteja, derdhi gjak për këtë tokë dhe e pagoi çmimin më të rëndë me familjen e tij, me vëllezër të rënë për atdheun. Ai nuk u tërhoq asnjëherë, nga dita e parë deri në ditën e fundit, dhe ishte pjesë e fitoreve që sollën lirinë. Kjo është arsyeja pse sakrifica e tij ka peshë: sepse njeriu që ka dhënë gjithçka për liri, nuk e rrezikon kurrë të ardhmen e saj.Si lider, Ramush Haradinaj ka punuar gjithmonë për më shumë se kufijtë administrativë të Kosovës. Ai e ka parë mirëqenien kombëtare shqiptare si të pandashme dhe ka ndërtuar lidhje e bashkëpunim me shqiptarët jashtë Kosovës. Edhe lista që ai udhëheq e dëshmon këtë qasje, me njerëz si Besnik Tahiri, Agim Çeku dhe shumë të tjerë, që përfaqësojnë përvojë, karakter dhe siguri. Njeriu që kontribuoi në krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe që e mbajti vendin të pandarë, e di se çfarë kërkon shtetndërtimi i vërtetë.Kam qenë vetë i pranishëm dhe kam parë nga afër respektin që ai gëzon në institucionet më të larta amerikane, një respekt që nuk fitohet me fjalë, por me karakter dhe qëndrueshmëri. Më 28 dhjetor, Kosova ka nevojë për dikë që e ka provuar veten në luftë, në paqe dhe në përfaqësim ndërkombëtar. Ramush Haradinaj ka dëshmuar se kur është fjala për Kombin, ai është gati për sakrifica personale dhe kurrë për kompromis me interesat kombëtare. Ai, më shumë se kushdo tjetër, e meriton votën tuaj. Ramush Haradinaj mbi supet e tij ka mbajtur gjallë lirinë dhe shtetin — prandaj qëndroni krah tij që Kosova të jetë më e mirë, më e sigurt dhe më e fortë.

Related posts

Forumi i gruas dhe forumi rinorë i Frontit Europian me aktivitet promovues në Tetovë

Gjyla Halili

Në Tetovë dhe Gostivar janë gjobitur 67 shoferë për parkim të paligjshëm

Gjyla Halili

Mexhiti nga Zhelina: Mashtrimeve ju ka ardhur fundi

Gjyla Halili