AKTUALE

AKI nis fushatën në Vrapçishti: Taravari dhe Ahmeti në mbështetje të Isen Shabanit

Koalicioni AKI ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Vrapçishtit, me pjesëmarrjen e kandidatit për kryetar komune, Isen Shabani, si dhe liderëve të koalicionit, Arben Taravari dhe Ali Ahmeti. Tubimi shënoi fillimin e angazhimit zgjedhor të AKI-së në këtë komunë, me fokus në mobilizimin e qytetarëve dhe synimin për fitore më 11 janar.

Kandidati për kryetar, Isen Shabani, duke folur për projektet e realizuara gjatë dy mandateve të kaluara, theksoi se çdo shkollë në komunë është rinovuar dhe sot ofron kushte moderne për nxënësit. Ai gjithashtu njoftoi se është filluar rrjeti i kanalizimit në çdo fshat, me një gjatësi totale prej 51 kilometrash, duke e bërë Vrapçishtin komunën e parë rurale në vend ku çdo vendbanim do të ketë kanalizim.

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ftoi banorët e Vrapçishtit të mobilizohen që më 11 janar të përsëritet fitorja e 19 tetorit. Ai shtoi se Shabani është në garë me ish-shefin e kabinetit, të cilin, sipas tij, e pret një humbje e thellë, duke përmendur edhe shembullin e Mehmet Seferit nga VLEN, i cili pësoi humbje të thellë nga Shabani në raundin e parë të zgjedhjeve më 19 tetor.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh i bindur për fitoren e AKI-së dhe të Isen Shabanit në Vrapçisht. Ai kritikoi koalicionin VLEN, duke e quajtur “vasal të VMRO-DPMNE-së” dhe theksoi se shqiptarët po dobësohen në Maqedoni, ndërsa faktorët ndërkombëtarë nuk i konsiderojnë më seriozisht.

Shtabi qendror zgjedhor i AKI-së në Vrapçisht është vendosur në fshatin Negotinë, ku morën pjesë edhe figura të tjera politike nga BDI dhe ASH.

Related posts

Fermerët çekë bllokojnë Pragën

Gjyla Halili

Dr. Bejxhan Iljasi nga PDT demanton opozitën shqiptare / Sheshi Skenderbeu

Gjyla Halili

Kjo vitaminë gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fetusit dhe në inteligjencën e foshnjës

admin