AKTUALE

Bajram Rexhepi: Pakënaqësitë brenda BDI-së janë normale, ankesat e oponentëve janë të pakuptimta

Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se pakënaqësitë e mundshme që mund të kenë lindur pas Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim janë të natyrshme dhe të kuptueshme, por ka kritikuar ashpër reagimet e oponentëve politikë.

Sipas Rexhepit, është normale që pas çdo kongresi partiak të ketë individë të pakënaqur, pavarësisht nëse kanë apo jo të drejtë. “Kjo është më se normale dhe logjike në çdo organizim politik demokratik,” ka theksuar ai.

Megjithatë, Rexhepi vlerëson se ajo që nuk është normale dhe as logjike janë ankesat dhe pakënaqësitë e kundërshtarëve politikë, të cilët, sipas tij, nuk posedojnë as statut partie, as organe partiake funksionale, as ideologji të qartë, as kauzë dhe as vizion politik.

Ai shton se nëse Kongresi i BDI-së nuk do të ishte zhvilluar në mënyrë të rregullt apo demokratike, reagimi i oponentëve do të duhej të ishte i kundërt. “Në një situatë të tillë, do të ishte normale që ata të gëzoheshin dhe jo të ankoheshin,” ka deklaruar Rexhepi.
Deklarata e tij vjen në kohën e debatit publik rreth zhvillimit dhe vendimeve të fundit të Kongresit të BDI-së.

Banner

Related posts

Zakharieva: Maqedonia nuk dëshiron të anëtarësohet në BE

admin

Vazhdojnë vizitat e rregullta në mektebet e Tetovës dhe rrethinës

Gjyla Halili

“Zëri që ruan rrënjët” – Elvira Fjerza, jehona e shpirtit artistik të Malësisë së Madhe në Teatrin “Migjeni” të Shkodres !

Gjyla Halili