AKTUALE

Ahmeti: Abdyselam Selami më ka kërkuar falje, vazhdon në BDI

Banner

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot në një brifing me gazetarë foli për pakënaqësitë pas Kongresit të V-të të partisë. Ai tha se bëhet fjalë vetëm për 2–3 persona të pakënaqur dhe se Abdyselam Selami i ka kërkuar falje, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë momental.

“Ja po ju them, Abdyselami më ka kërkuar falje dhe ai vazhdon në BDI. Ka pasur vetëm 2–3 të pakënaqur”, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se BDI ka ndryshuar rreth 80 për qind të strukturës së saj, ndërsa mbi 30 për qind e përbërjes janë gra.

Sipas Ahmetit, në parti ka shumë figura të reja, çka tregon se BDI është transformuar dhe është freskuar me kuadro të rinj. Ai shtoi se në Këshillin e Përgjithshëm ka edhe anëtarë që më parë nuk kanë qenë pjesë e BDI-së, por që tashmë janë rreshtuar në këtë parti.

Banner

Related posts

FSHU kërkon dalje në treg të lirë të energjisë për furrat që s’prodhojnë bukë masive, u trefishohet çmimi

admin

“Jemi një ndër dhjetë qytetet më të pista në botë”, Këlliçi: Vij me një model krejt ndryshe

admin

Sefer Selimi: Liderët e Vlen shkelën premtimet e tyre për dorëheqje nëse humbasin zgjedhjet

Gjyla Halili