AKTUALE

Peti Camaj emërohet kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë” në Miçigan

Banner

Në mbledhjen e fundit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, të zhvilluar në përputhje me aktet dhe procedurat statutore, ku për kryetar u emërua Zef Berishaj, shoqata zgjodhi dhe bordin drejtues ku për kryetar të bordit emëroi Peti Camaj.

Zgjedhja e tij u mbështet nga anëtarët e Bordit Drejtues, të cilët shprehën besimin për vazhdimësinë dhe forcimin e veprimtarisë së shoqatës në shërbim të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkatdhetarëve në atdhe.

Ky vendim vjen si njohje e angazhimit të tij të vazhdueshëm dhe kontributit të vyer ndaj komunitetit shqipëtarë në Miçigan.

Peti Camaj ka qenë aktiv në organizimin e eventeve kulturore dhe atdhetare, promovimin e kulturës, artit dhe zakoneve tradicionale, donatorë në çdo aktivitet të që është organizuar në vendlindje dhe në diasporë, dhe biznismen i njohur në Shba.

Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e shoqatës dhe në fuqizimin e rolit të saj brenda komunitetit shqipëtarë në Miçigan dhe më gjerë. Shoqata synon të vazhdojë të jetë një qendër e rëndësishme atdhetare, duke ofruar aktivitete që ruajnë trashëgiminë dhe lidhin brezat e rinj me rrënjët e tyre.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Tetova gati për të dëshmuar potencën politike për garën e rradhës

Gjyla Halili

Gjorgjievski për vërshimin në Batinci: Kemi kërkuar nga Qyteti i Shkupit rregullimin e shtratit të lumit, por kryetarja tha se nuk kanë para!

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Hipokrizia politike e Bilall Kasamit nuk e nderon gjakun e dëshmorëve

Gjyla Halili