AKTUALE

Blerim Bexheti edhe pse u la jashtë Kryesisë Qendrore e ka uruar Ali Ahmetin në krye të BDI-së

Pas mbajtjes së Kongresit të Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Shkup, Blerim Bexheti edhe pse u largua nga pozita si sekeratar organizatv ai ka ka uruar rizgjedhjen e Ali Ahmetit në krye të BDI-së, duke e cilësuar atë si lider të pakontestueshëm dhe figurë kyçe të procesit politik në vend.

Ai ka përgëzuar gjithashtu organizimin e suksesshëm të Kongresit të V-të të BDI-së dhe zgjedhjen e organeve të reja partiake, të cilat, sipas tij, reflektojnë pjekuri politike, unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.

Bexheti ka shprehur bindjen dhe shpresën se angazhimi i vazhdueshëm institucional dhe politik i udhëheqjes së re do të orientohet drejt forcimit të demokracisë, avancimit të barazisë, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve, në të mirë të shqiptarëve dhe të të gjithë banorëve të vendit.

Në fund të reagimit, ai ka uruar suksese në përgjegjësitë e reja që dalin nga vendimet e kongresit.

Banner

Related posts

Ujësjellësi: Shkupi do të ketë ujë të pijshëm

Gjyla Halili

Kontrolle të forta për ajër më të pastër dhe gjoba për shkelësit, thonë nga Qyteti i Shkupit

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili