AKTUALE

Abdul Selam Selami kritikon zhvillimet pas Kongresit të BDI-së: “Populli lexon mirë dhe nuk gabon”

Banner

Zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Komuna e Çairit, Abdul Selam Selami, ka reaguar ashpër pas Kongresit të sotëm të BDI-së, duke adresuar kritika ndaj zhvillimeve dhe vendimeve të marra në parti.

Në një shkrim publik, Selami shprehet me tone të forta, duke theksuar se veprimet e fundit përbëjnë shkelje të parimeve politike dhe morale.

“Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet! Por populli lexon mirë dhe asnjëherë nuk gabon!”, ka shkruar ai, duke nënvizuar se qytetarët janë të vetëdijshëm për realitetin politik dhe nuk mashtrohen lehtë.

Ky reagim vjen në vazhdën e pakënaqësive që kanë shpërthyer brenda strukturave të BDI-së pas Kongresit, duke sinjalizuar përçarje dhe mospajtime lidhur me drejtimin dhe reformat e shpallura nga lidershipi i partisë.

Banner

Related posts

Sela ne përkrahim kandidatin Bujar Osmani për një të ardhme Europiane

Gjyla Halili

LEN: Zgjidhja në Çashkë, në dëm të shqiptarëve

Gjyla Halili

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

Gjyla Halili