AKTUALE

Izet Mexhiti: Arsimi në gjuhën amtare është shtyllë e barazisë dhe bashkëjetesës

Sot u shënua Dita e Arsimit Turk, e organizuar nga Shkolla Fillore “Tefeyyuz”, një institucion me traditë të gjatë në ofrimin e arsimit në gjuhën amtare. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Izet Mexhiti, i cili theksoi rëndësinë e arsimit turk në Maqedoninë e Veriut dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kulturor.

Ngjarja iu kushtua vlerës së arsimit në gjuhën turke, si dhe kontributit të vazhdueshëm të komunitetit turk në jetën arsimore dhe shoqërore të vendit. U përcollën mesazhe të fuqishme për respekt, barazi dhe bashkëjetesë, duke riafirmuar përkushtimin institucional për mbështetjen e arsimit në gjuhën amtare si një vlerë e përbashkët e shoqërisë shumetnike.

Mexhiti theksoi se respektimi dhe zhvillimi i arsimit në gjuhën amtare për të gjitha komunitetet mbetet themel i barazisë, kohezionit shoqëror dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut.

Banner

Related posts

Janev: Jemi në koordinim me INTERPOLIN, kemi disa informacione

Gjyla Halili

Kasami “harron” flamurin shqiptar, ndërsa homologu turk mban flamurin e tij

Gjyla Halili

Mark Gjonaj: Në ditën ndërkombëtare festojmë 8 vjetorin e shejtërimit të Nënë Terezës

Gjyla Halili