Kartonët e gjelbër të gjithë mbani lartë, mbështetja emrave që do vinë si propozime, të jetë mirë e shoshitur, për të marrë njëzëri përkrahjen e delegatëve, e të sigurohet rrugëtimi pa kufi!
Nga istikamet ndëgjohen ende, edhe sot, zërat e Dëshmorëve, liri-prurësve, Luftëtarëve, Ushtarëve e Ushtarakëve:
– Shumë Bukur!
– I shërbejmë atëdheut!
Pra, subjekti politik, Bashkimi Demokratik për Integrim, themelimi i saj, ishte imperativë e kohës, për të ndalur gjakderdhjen mes palëve.Jo rastësisht iniciativa erdhi nga njerëzit që lidhën plagët e lirisë njëri-tjetrit, dhe duhej vazhduar me besnikërin e fjalëve të betimit se “lufta” nuk do ndalet, vetëm do ndryshonë taktikën jo me grykën e pushkës, por me ngjyrën e lapsit..
Gjenerata e re në veprim, e gatshme të merr përgjegjësi…
Ne të moshuarit duhet të krenohemi dhe mburemi me punën e gjatë, që sot të “vyshkur” nuk na duan as familjarët dhe as të afërmit tanë.
Është koha të veprojmë nga distanca e vëzhgimi jo nga drejtimi..
Dy dekada kohë jan shumë, prandaj të hapim rrugën për të t’jerët, dhe ata të jenë fat-lumët për ti shërbyer atdheut, ne ngelim mirënjohës në gjithë këta vite përkrahje e besim…
Timonieri të jetë i rrethuar me fytyrat e reja, që do “minojnë” kufijtë mes-shqiptarë, dhe ti drejtojnë në Europën e bashkuar, atje ku do hapen e lexohen letrat e dërguara shumë herët, nga shqiptarët…
Ardhmëria është rrinia, ti vëmë në lëvizje, Ata nuk din të mashtrojnë të tradhëtojnë e as të devijojnë!
Kan folur veprat e tyre guxim-plota, në momentet kur ju është dhenë rasti dhe mundësia dhe ate si pasqyrë e shqiptarëve në tërësi!
Luan Veliu
Ish anëtar i K.P
Malësi,Gostivar
16.12.2025