AKTUALE

Ali Ahmeti: Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Shqiptarët folën njëzëri për liri dhe drejtësi, djemtë tanë duhet të kthehen në shtëpi

Banner

Pas Tiranës dhe Prishtinës, edhe Shkupi iu bashkua zërit të përbashkët për liri dhe drejtësi, duke u rreshtuar në mbështetje të kërkesës për çlirimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kështu ka deklaruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një reagimi publik.

Ahmeti theksoi se shqiptarët, kudo që janë, kanë folur me një zë të vetëm, duke e cilësuar këtë moment si një thirrje të qartë politike dhe kombëtare për drejtësi.

“Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi. Në emër të popullit, djemtë tanë janë të pafajshëm dhe lufta jonë ka qenë e pastër”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e shenjtë, duke nënvizuar se ajo përfaqëson një përpjekje të përbashkët të gjithë shqiptarëve, pa dallim moshe apo gjinie.

“Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe për këtë arsye, të gjithë burra e gra, të rinj e të moshuar jemi UÇK”, është shprehur lideri i BDI-së.

Në fund të reagimit të tij, Ahmeti ka përkujtuar dëshmorët e kombit ndër dekada dhe shekuj, duke theksuar vazhdimësinë e identitetit dhe qëndresës shqiptare.

“Lavdi dëshmorëve të kombit dhe e përjetshme shqiptaria”, ka përfunduar ai.

Banner

Related posts

Berisha thirrje fermerëve shqiptarë: O sot, o kurrë të ngrihen për të drejtat e tyre

Gjyla Halili

Ziberi: Shqiptarët nuk kanë patur aq shumë pushtet sikurse këto katër vite

Gjyla Halili

FMN parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë për 3,2 për qind

Gjyla Halili