AKTUALE

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen nesër protestës në Shkup

Ali Ahmeti u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme në orën 13:00 në Shkup.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë” – shkruan Ahmeti.

Ai thotë se emir i UÇK-së, do të mbetet gjithmonë pjesë e identitetit dhe dinjitetit kombëtar.

“Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.

Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar.

Ju ftoj të gjithëve që nesër të jemi bashkë”, shkruan Ahmeti.

Banner

Related posts

Nuk shfrytëzohen as 1/3 e parave nga IPA fondet nëpër komuna!

admin

Rrëfimi i të mbijetuarës nga tërmeti: Si jetova për 4 ditë nën rrënoja me djalin tim të porsalindur

admin

BDI: Akuzat e Ganiut janë shpifje!

admin