Myftinia e Tetovës, në krye me Myftiun Dr. Selver ef. Xhemaili, ka realizuar një seri vizitash me krerët e komunave në territorin e Pollogut.
Myftiu i Tetovës, i shoqëruar nga sekretari Semir ef. Fazliji, shefi i kabinetit Muhamed ef. Berzati dhe arkëtari Rexhep ef. Veseli, shprehu urimet më të mira për kryetarët e sapozgjedhur me rastin e marrjes së mandateve të tyre katërvjeçare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional.
Gjatë këtyre takimeve, Myftiu shprehi gadishmëri për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe të ngushtë ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame – Myftinia Tetovë dhe autoriteteve lokale. Qëllimi kryesor është avancimi i projekteve të përbashkëta dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve, duke u fokusuar në nevojat e besimtarëve dhe promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit.
📅 Takimet me krerët e komunave u zhvilluan sipas këtij kalendari:
14 nëntor – Komuna e Tetovës, në krye me Dr. Bilal Kasami
19 nëntor – Komuna e Tearcës, në krye me Daut Memishin
21 nëntor – Komuna e Zhelinës, në krye me Blerim Sejdiun
21 nëntor – Komuna e Jegunovcit, në krye me Dimitar Kostadinoskin
28 nëntor – Komuna e Bogovinës, në krye me Feti Abazin
11 dhjetor – Komuna e Bërvenicës, në krye me Jovica Ilievskin
Myftiu i nderuar falënderon të gjithë kryetarët e komunave për pritjet e ngrohta dhe mikpritjen, duke ritheksuar se këto takime do të shërbejnë si një urë lidhëse ndërmjet besimtarëve dhe strukturave vendore, me synimin e shërbimit dhe përparimit të rajonit të Pollogut.




