AKTUALE

Nikollë Camaj shpreh mbështetje për protestën mbarëkombëtare në Shkup

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka shprehur mbështetjen për protestën mbarëkombëtare që pritet të mbahet më 13 të këtij muaji, në orën 13:00, në Shkup.

Në deklaratën e tij, Camaj ka thënë se, pavarësisht se nuk mund të marrë pjesë fizikisht, ai qëndron shpirtërisht pranë protestuesve.

Ai uroi që tubimi të zhvillohet në frymën e unitetit dhe të përgjegjësisë kombëtare.

“Më 13, në orën 13:00, në Shkup do të mbahet protesta mbarëkombëtare në mbrojtje të sakrificave tona kombëtare. Do të doja të isha aty fizikisht, por për shkak të pamundësisë, do të jem me ju shpirtërisht. Ju priftë e mbara, vëllezër e motra, për ruajtjen e unitetit dhe të ardhmërisë sonë,” deklaroi Camaj.

Banner

Related posts

Bytyqi në “Forumin e biznesit Kopaonik”: Përmes bashkëpunimit rajonal për rritjen e konkurrencës së ekonomive vendore

Gjyla Halili

Bdi: Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, dëshmi e hakmarrjes së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron Bacën Rifat Jashari me rastin e ditëlindjes

Gjyla Halili