AKTUALE

Mark Gjonaj: Krenari dhe unitet në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë në NYC

Ish-Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York City-t, Mark Gjonaj, mori pjesë në festën madhështore me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ngritjes së Flamurit Kombëtar, të organizuar nga Kryetari i Bashkisë së NYC-së, Eric Adams.

Gjatë aktivitetit, Gjonaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përgëzoi Fitim Shabanin, Mary Camajn dhe Vlera Selën për kontributin dhe angazhimin e tyre në shërbim të komunitetit shqiptar-amerikan.

Një moment i veçantë i eventit ishte prezantimi i projektit “Shqipëria e Vogël në Bronx”, një nismë e Zyrës së Kryetarit të Bashkisë për Çështjet e Imigrantëve, e cila synon të evidentojë dhe promovojë komunitetet etnike që përbëjnë mozaikun kulturor të New York City-t.

Mark Gjonaj falënderoi gjithashtu interpretuesit e vegjël nga grupi artistik “Kënga Jonë”, të cilët, pavarësisht motit të ftohtë, performuan me përkushtim dhe kontribuan në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar.

“Ngjarje të tilla janë dëshmi e forcës, unitetit dhe krenarisë së komunitetit shqiptar në New York,” – u shpreh Gjonaj.

Ja postimi i plotë:

Një festë e madhe e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ngritjes së Flamurit në NYC, e organizuar nga Kryetari i Bashkisë së NYC-së, Eric Adams. Mirënjohës që u njohëm dhe urime Fitim Shabanit, Mary Camajt dhe Vlera Selës. Zbulim i mrekullueshëm i “Shqipërisë së Vogël në Bronx”, një projekt i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë për Çështjet e Imigrantëve për të nxjerrë në pah komunitetet e NYC-së. Faleminderit interpretuesve të vegjël nga “Kenga Jone” që i rezistuan të ftohtit dhe ndihmuan në ngritjen e flamurit shqiptarë.

Related posts

Samiti për Rindërtimin e Ukrainës – një fillim i ri shprese dhe solidariteti

Gjyla Halili

“Fytyrat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit flasin shumë”, gazetari i medias gjermane befason me reagimin e tij për kuvendin e përbashkët

Gjyla Halili

“TV BOIN – ZËRI I VËNDLINDJES” MBLEDH SËRISH BASHKË DONATORËT MALËSORË

Gjyla Halili