AKTUALE

Nevzat Bejta a do rikandidohet për komunën e Gostivarit, ja çfarë thotë?

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit.

I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin.

“Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në garën për kryetar të komunës.

Ndërkohë, në koalicionin AK-i situata është e qartë, pasi që garës i prinë Valbon Limanin, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli fitues, por për një diferencë të vogël votash nuk u arrit cenzusi i nevojshëm. Pamundësia për të kaluar pragun çoi në përsëritjen e zgjedhjeve jo vetëm në Gostivar, por edhe në komunat Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë.(INA)

Banner

Related posts

A po sulmohet Shkodran Tolaj, në Maqedoninë e Veriut vetëm pse është kosovar?

Gjyla Halili

Bardhyl Mahmuti takon Ali Ahmetin: Unitet kundër sfidave që duan ta kthejnë rrotën e historisë dhe të cënojnë avancimin e të drejtave shqiptare

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Piskama e VMRO-së tregon se kush ua ka zënë rrugën Rusisë dhe aleatëve të saj

Gjyla Halili