AKTUALE

Elvira Fjerza publikon këngën emocionuese “Dëgjo nënë, zanin tim”, një dedikim prekës për nënat shqiptare

Banner

Artistja e talentuar Elvira Fjerza ka publikuar këngën e saj të re me titull “Dëgjo nane zanin tim”, një interpretim plot emocion që tashmë po fiton zemrat e dëgjuesve. Kënga, me tekst dhe melodi origjinale të krijuar nga Fatmir Dibra, sjell një mesazh të ndjerë dashurie dhe mirënjohjeje për figurën e nënës.

Në realizimin muzikor të projektit kanë kontribuar emra të njohur të muzikës tradicionale: orkestrimin e ka bërë Xhavit Hajdari, ndërsa tingujt e fyellit dhe çiftelisë që i japin këngës shpirtin karakteristik shqiptar interpretohen nga Gent Hoxha.

Elvira Fjerza i fton të gjithë dashamirësit e muzikës të dëgjojnë versionin e plotë të këngës në YouTube dhe të shijojnë emocionin e saj të veçantë.

“Ju uroj një natë të bukur nën tingujt e kësaj kënge. Ju dua!”, ka shkruar ajo për ndjekësit e saj.

Kënga mund të dëgjohet në linkun zyrtar:


https://www.facebook.com/share/p/1BDZGMevYa/

Banner

Related posts

Biznesmeni nga Vushtrria, Shaip Mikullovci, e blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro

Gjyla Halili

Ahmeti: Liria erdhi pikërisht nga djemtë të cilët po përballen sot me drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shokët e tyre

Gjyla Halili

Mexhiti: Do marrim pjesë në mbledhje, fraksioni është pjesë e BDI-së

admin