AKTUALE

Flamuri valon, Malësia krenohet: Gjergj Prenkoçaj në ceremoninë e inagurimit të shtatores së Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

Banner

Sot, në Iliridë, në Garanë të Kërçovës shqiptarët nga të gjitha trojet arbërore dhe diaspora festuan Ditën e Flamurit dhe inaugurimin e Monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Mes pjesëmarrësve të nderuar ishte trashëgimtari i heroit të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Loris Kastrioti dhe atdhetari i shquar i çështjes kombëtare, Gjergj Prenkoçaj, nga Malësia e Madhe, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Gjergj Prenkoçaj ka qenë një zë i fuqishëm i promovimit të kulturës, identitetit dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe trojeve amë. Prania e tij në këtë ngjarje simbolizon angazhimin e vazhdueshëm të shqiptarëve kudo që ndodhen për të nderuar historinë dhe trashëgiminë kombëtare.

Festimet e ditës së 28 Nëntorit, përveç ngritjes së flamurit dhe ceremonisë së Monumentit të Skënderbeut, u pasuruan edhe me pjesëmarrjen e grupit të Arbëreshët nga Italia dhe dhe bashkëatdhetarë nga SHBA, duke krijuar një atmosferë krenarie, bashkimi dhe respekti për traditat shqiptare.

Ky aktivitet historik tregon se shqiptarët vazhdojnë të ruajnë dhe të promovojnë identitetin kombëtar, duke bashkuar komunitetet dhe duke transmetuar pasionin për lirinë dhe pavarësinë e kombit tek brezat e rinj.

Gjergj Prenkoçaj u shpreh i kënaqur dhe i emocionuar që mori pjesë në këtë festë madhështore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së historisë dhe vlerave kombëtare për të ardhmen e shqiptarëve.

Banner

Related posts

“61 cm shtresë bore në Mavrovë”, DPHM: Maqedoninë e pret mot me vranësira dhe me reshje të shiut dhe borës

Gjyla Halili

Shumë nxënës nuk kanë pranuar ndihmë nga Ministra e Arsimit në vlerë prej 1200-1800 den

Gjyla Halili

Mark Gjonaj njofton ndarjen nga jeta të Louis Popovic: Humbëm një njeri të jashtëzakonshëm

Gjyla Halili