AKTUALE

28 Nëntori i Flamurit: Vilson Sinishtaj përkujton sakrificën dhe krenarinë kombëtare

Sot, më 28 Nëntor, më shumë se kudo tjetër, shqiptarët në mbarë botën festojnë Ditën e Flamurit, një simbol të lirisë, sakrificës dhe krenarisë kombëtare. Në këtë ditë të shënuar, Vilson Sinishtaj, politikolog i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, në Miçigan uron të gjith qytetarët shqiptarë për festën e 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombetarë.

Në urimin e tij, Sinishtaj theksoi rëndësinë e flamurit si simbol të përbashkësisë dhe identitetit kombëtar: “28 Nëntori është dita e lirisë, dita kur flamuri ynë kuq e zi valon krenarisht në çdo cep të Shqipërisë dhe në mbarë botën ku jetojnë shqiptarët. Kjo ditë na kujton sakrificën e të parëve tanë dhe përpjekjet e tyre për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.”

Ai gjithashtu përkujtoi figurat historike të kombit, si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, të cilët mbeten shembuj frymëzimi për çdo shqiptar. Sinishtaj nënvizoi se ruajtja e vlerave historike, traditave dhe identitetit kombëtar është detyrë e secilit prej nesh, dhe Shoqata “Jehona e Malësisë” do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim përmes projekteve dhe iniciativave kulturore.

Në fund të urimit të tij, Vilson Sinishtaj shtoi: “Rrnoftë Shqipëria! Gëzuar Ditën e Flamurit për çdo shqiptari, kudo që ndodhet!” 🇦🇱

Banner

Related posts

BDI Gostivar me reagim: Taravari shpërbleu me punësim bashkëshorten!

Gjyla Halili

BDI: Mickoski nuk mbushet mend, dëshiron një shtet vetëm të maqedonasve

Gjyla Halili

ANTON LAJÇAJ, HIJA E PREK CALIT NË SHEKULLIN XXI NGA TUZI NË MICHIGAN

Gjyla Halili