AKTUALE

Lladrovci uron: Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!

Banner

Kryetari Ramiz Lladrovci ka uruar 28 Nëntorin, duke publikuar fotot nga vendosja e luleve dhe homazheve pranë memorialëve të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Drenasit.

“Në këtë ditë të shenjtë të popullit tonë, me lule dhe homazhe, kemi nderuar më të çmuarit e kombit, më të dashurit dhe më të mirët nga ne, duke theksuar me zë se jeta dhe vepra e tyre është dritë për rrugën tonë, për shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!
Dita e 28 Nëntorit është mrekullia jonë kombëtare, datë e shtrirë në gati gjashtë shekuj të cilën e kremtojmë me krenari. Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari, UÇK, janë emblema dhe vlera themelore të kombit.
Me bashkëpunëtorë, kemi vendosur kurora me lule dhe kemi bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e kombit në Marinë, Gllanasellë, Likoshan, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri (tri vende), Poklek i Vjetër (dy vende), Gllobar (dy vende), Terstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullovë, Tërdec dhe Nekoc.
Në këtë ditë të shenjtë të popullit tonë, me lule dhe homazhe, kemi nderuar më të çmuarit e kombit, më të dashurit dhe më të mirët nga ne, duke theksuar me zë se jeta dhe vepra e tyre është dritë për rrugën tonë, për shtetin tonë. Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!
https://www.facebook.com/share/p/182GSJ7GhZ/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

REAGIM nga Grupi Parlamentar i Frontin Evropian: Tërheqja e Propozim-ligjit për lojërat e fatit veprim i pakuptueshëm dhe joserioz

Gjyla Halili

Ekskuluzive/ TS: Ja Emri I Zv/Kryeminsitrit Dhe Dy Ministrave Të ASH-Së?

admin

Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

admin