AKTUALE

Myftinia e BFI Tetovë e ftuar në ekspozitën “NotTheSame”

Myftinia e Tetovës ishte e ftuar në ekspozitën e projektit ndërkombëtar “NotTheSame”, e cila u mbajt në Universitetin Ballkanik në Shkup, ku si të ftuar morën pjesë referenti i Myftinisë së Tetovës, Mr. Mahmud ef. Emini, së bashku me imamin e Xhamisë së Larme, Mr. Hfz. Emir ef. Kasami.

Në kuadër të këtij projekti, studentët e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit nga Universiteti Ballkanik realizuan një vizitë studimore në Xhaminë e Pashës në Tetovë, ku projekti paraqet një platformë ndërkombëtare të bashkëpunimit akademik, e cila trajton trashëgiminë fetare dhe kulturore përmes prizmit të dizajnit kreativ.
Ekspozita prezantoi rezultatet përfundimtare të bashkëpunimit me Universitetin Yeditepe dhe përfshiu dokumentar nga puna në terren në Xhaminë e Larme (Pashës), si dhe punimet e studentëve.

Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohjen e saj për Universitetin Ballkanik dhe Universitetin Yeditepe për bashkëpunimin, si dhe për të gjithë profesorët dhe studentët pjesëmarrës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë fetare dhe kulturore.

Banner

Related posts

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Gjyla Halili

Thirrja e Selës për bashkim për interesat shqiptare, Taravari: Kur të bëjnë ftesën, jemi të gatshëm të bisedojmë

Gjyla Halili

Sot në Qeveri bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për korridoret 8 dhe 10 d me konsorciumin “Behtel dhe Enka”

admin