AKTUALE

MYFTIU PRITI NË VIZITË MYFTIUN E SHKODRËS

Banner

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Myftininë e Tetovës, ku u prit me respekt dhe mikpritje nga myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili. Gjatë takimit, të dy myftinjtë diskutuan mbi bashkëpunimin institucional, sfidat e përbashkëta në fushën fetare dhe shoqërore, si dhe mundësitë për thellimin e projekteve që forcojnë vlerat fetare, kulturore dhe edukative në të dy Myftinitë.

Myftiu Sytari shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi punën e Myftinisë së Tetovës në shërbim të besimtarëve dhe ruajtjes së harmonisë fetare. Nga ana e tij, myftiu Xhemaili vlerësoi kontributin e Myftinisë së Shkodrës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmyftinor në hapësirën shqiptare.

Takimi u mbyll në një atmosferë vëllazërie dhe mirëkuptimi, duke riafirmuar synimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në projektet fetare dhe edukative në të ardhmen.

Banner

Related posts

Krasniqi: Kurti do duhej t’i mbyllte derën Arben Fetait, njeriut që përçau edhe Selën, edhe Taravarin

Gjyla Halili

RAGIP SHALA KA PROPOZUAR TË THEMELOHET MUZEU I TORTURËS NË KOSOVË

Gjyla Halili

Varrosen anëtarët e bendit DNK që humbën jetën në zjarrin tragjik në Koçan

Gjyla Halili