AKTUALE

Amet Imeri emërohet drejtor i Byrosë për Zhvillim Rajonal

Qeveria ka miratuar sot ndryshime të reja kadrovike, duke emëruar Amet Imerin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal.

Vendimi vjen si pjesë e riorganizimit të disa institucioneve shtetërore pas zgjedhjes së Daut Memishit në krye të komunës së Tearcës dhe synon të sigurojë vazhdimësi në punën e këtij institucioni, i cili ka rol kyç në zhvillimin e balancuar rajonal, investimet lokale dhe përmirësimin e infrastrukturës në komunat e vendit.

Byroja për Zhvillim Rajonal është institucion që bashkëpunon ngushtë me komunat, agjencitë zhvillimore dhe organizatat vendore për të planifikuar dhe zbatuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Banner

Related posts

Qeveria jep llogari: Miliona, projekte dhe premtime – qytetarët presin rezultate!

Gjyla Halili

Azgan Haklaj me ‘Manifesti i Kombit Shqiptar’ për lexuesit / Një libër-thirrje urgjente për ndërgjegjësim

Gjyla Halili

Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë

Gjyla Halili