AKTUALE

Lladrovci pret në takim ish ministrin Armend Mehaj me investitorë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim ish ministrin Armend Mehaj me dy investitorë, të cilët shfaqen interesim për investime në këtë komunë.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Me kënaqësi, prita në takim mikun tim dhe të familjes, ish ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, së bashku me dy biznesmenë nga Norvegjia. Para se të diskutonim për investimet në komunën e Drenasit, pranova urimet për fitoren e 12 Tetorit. Mysafirët i falënderova dhe theksova se duam të arrijmë që komuna e Drenasit të shpallet dhjetë herë kampion i performancës.
Drenasi, duke qenë në zemër të Kosovës, është komunë strategjike për investime, me administratë efikase, miqësore për investitorët dhe ofron lehtësira maksimale për të bërë biznes. Po ashtu, theksova se jo vetëm Parku i Biznesit “Drenasi 1 dh 2”, por edhe në disa zona tjera, me hartat zonale janë paraparë për zhvillimin ekonomik.
Prodhimtaria është shumë e rëndësishme për vendet e reja të punës, në veçanti për të rinjtë tanë, prandaj ne jemi në shërbim të investitorëve. E falënderova Armendin dhe miqtë e tij investitorë për konsideratën dhe vënien e komunës tonë prioritet për investime, duke i siguruar se do të ofrojmë gjithë mbështetjen ligjore për të ecur investimi mbarë. Faleminderit Armend!

https://www.facebook.com/share/p/1Ch8eGgKjq/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Selimi: Në histori do të shënohet se Prishtina e injoroi një kryeministër të parë shqiptar të nominuar nga vet shqiptarët

Gjyla Halili

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kandidati presidencial i BDI-së nuk i përfaqëson shqiptarët

Gjyla Halili

26 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

Gjyla Halili