AKTUALE

Ali Ahmeti, merr pjesë në pritjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup për festat e 28–29 Nëntorit

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Denion Meidani, me rastin e festave kombëtare të shqiptarëve, 28 dhe 29 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Gjatë këtij aktiviteti, Ahmeti theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të këtyre datave, duke i cilësuar si momente që rikujtojnë sakrificën, vizionin dhe përkushtimin e brezave që ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe rrugëtimin kombëtar.

“Këto janë ditë të mëdha që na bashkojnë dhe na rikujtojnë forcën e unitetit tonë. Janë momente reflektimi dhe krenarie për sakrificën e paraardhësve tanë,” u shpreh Ahmeti gjatë pritjes.

Ngjarja mblodhi figura politike, diplomatë, përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të jetës publike, duke shënuar në mënyrë të denjë dy nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Ja postimi plotë:

Mbrëmë pata nderin të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Denion Meidani, me rastin e ditëve të rëndësishme të kombit, 28 dhe 29 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.

Këto janë ditë që na kujtojnë sakrificën, përkushtimin dhe vizionin e brezave që i dhanë identitet dhe dritë rrugës sonë kombëtare. Një mbrëmje e mbushur me respekt, bashkim dhe krenari shqiptare.

Urime të gjithë shqiptarëve këto ditë të bekuara. Le të na udhëheqë gjithmonë uniteti.

Banner

Related posts

Dialogu, “Ilaçi” i çështjeve të hapura Shkup – Sofje

admin

Koncert festiv në Brigje të Hotit për “Lahutën e Malësisë” në UNESCO

Gjyla Halili

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

Gjyla Halili