AKTUALE

Rina Ajdari në pritjen zyrtare të Ambasadorit Meidani për Ditën e Flamurit

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, ishte e pranishme mbrëmë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e Tij z. Denion Meidani, me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni festive, të cilën e karakterizuan atmosfera e bashkimit kombëtar dhe respekti për historinë, deputetja Ajdari u bashkua me të ftuarit e tjerë për të nderuar flamurin shqiptar dhe për të kujtuar sakrificat e brezave që kontribuuan në lirinë dhe shtetformimin e Shqipërisë.

Ajdari vlerësoi rëndësinë e kësaj dite, duke theksuar se 28 Nëntori mbetet një prej simboleve më të forta të identitetit kombëtar dhe të aspiratave për zhvillim e prosperitet në mbarë hapësirën shqiptare.

Ceremonia e ambasadës mblodhi së bashku përfaqësues politikë, diplomatë, figura publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët nderuan këtë ditë historike për kombin shqiptar.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi me mesazh për Tetovën: “Beteja për Tetovën është detyrim ndaj fëmijëve dhe të rinjve”

Gjyla Halili

“E Majta”: Babai i ministrit Toshkovski u dënua në vitin 2013 për mashtrim, ndërsa ai sot flet se po shkatërron sistemin korruptiv

Gjyla Halili

Pendarovski: Do dal fitues, VMRO-DPMNE sabotoi të ardhmen euroatlantike

Gjyla Halili