AKTUALE

Më 28 Nëntor në Prizren zbulohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani

Banner

Në kuadër të aktiviteteve të Festës së Flamurit, në Prizren më 28 Nëntorë do të përurohet shtatorja e heroit të kombit, Tahir Sinani, një prej figurave më të shquara të luftës për liri në trevat shqiptare.

Ceremonia do të mbahet në Parkun e Qytetit të Prizrenit, ku do të marin pjesë familjarë të heroit, qytetarë të shumtë, përfaqësues të institucioneve lokale, si dhe ish-luftëtarë të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-Preshova.

Tahir Sinani, lindur në Tropojë, ishte komandant i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë i Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë. Ai u vra më 29 korrik 2001 gjatë luftimeve në zonën e Tetovës, duke u shndërruar në një figurë të respektuar në mbarë shqiptarinë.

Përurimi i shtatores së tij në Prizren konsiderohet si një hap i rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike dhe në nderimin e të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Banner

Related posts

Demiri: 78% e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës

Gjyla Halili

UT hapi dyert për maturantët

Gjyla Halili

Valdet Xhaferi u zgjodh Kryesues i ri i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit.

Gjyla Halili