AKTUALE

REISU’L-ULEMA PRITI DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË HALKBANK SHKUP DR. FATIH SHAHBAZ

Banner

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut Reisu’l-Ulema H. Shaqir ef. Fetai, priti në kabinetin e tij Drejtorin e Përgjithshëm të Halkbankës në Shkup z. Fatih Shahbaz.

Në takim morën pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi, Koordinatori për marrëdhëniet me Republikën e Türkiye-së, Dr. Furkan Shaban si dhe Drejtori Ekzekutiv i Halkbank Shkup Muhammed Haxhipazi. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, ku u diskutuan marrëdhëniet aktuale ndërmjet dy institucioneve si dhe perspektivat për bashkëpunime të reja.
Gjatë bashkëbisedimit, Reisu’l-Ulema Fetai shprehu mirënjohjen për partneritetin shumëvjeçar ndërmjet Bashkësisë Fetare Islame dhe Halkbankës, duke vlerësuar kontributet e rëndësishme që banka ka dhënë në mbështetje të aktiviteteve institucionale.
Fatih Shahbaz theksoi se për disa vite kishte ushtruar detyra të tjera brenda Halkbankës, duke rikujtuar se njohja e hershme me Reisu’l-Ulemanë ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Ai shtoi gjithashtu se mysafirët nga Turqia, falë institucioneve të rëndësishme si BFI, ndihen të mirëpritur dhe si në shtëpinë e tyre, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e Halkbankës për çdo formë bashkëpunimi në të ardhmen.
Takimi u përmbyll me shkëmbim dhuratash dhe urime të ndërsjella për vazhdimin e bashkëpunimit.

Banner

Related posts

Pas lajmit të publikuar nga Klan Maqedoni për nxënësit e Gjimnazit në Gostivar, ka reaguar dega e BDI-së, e cila kërkon shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni arsimor

Gjyla Halili

Xhaferi – Jaqimovic: Marrëdhënie të afërta dhe bashkëpunim në funksion të ndërtimit të një ardhmërie më të sigurt dhe më prosperuese për të dyja vendet

Gjyla Halili

Lëvizja Besa zgjedhë Adnan Azizin shef të shtabit zgjedhorë në zonën gjashtë

Gjyla Halili