AKTUALE

Valbon Limani: Listat zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht të mbushura me persona të vdekur

Banner

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe njëherit kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e listave zgjedhore në disa komuna të rajonit, përfshirë Gostivarin, Vrapçishtin dhe Mavrovën.

I ftuar në emisionin “ZOOM” në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, Limani deklaroi se këto tri komuna përballen me “parregullsi të mëdha” në listat e votuesve, të cilat, sipas tij, “janë të mbushura me njerëz të vdekur”.

Ai e quajti “paradoksale” situatën në Komunën e Gostivarit, ku, siç u shpreh, ekziston një mospërputhje e madhe ndërmjet numrit real të banorëve dhe numrit të personave me të drejtë vote.

“Në Gostivar kemi 59.770 banorë, por për 23 këshilltarë kanë pasur të drejtë vote afërsisht 83 mijë banorë,” tha Limani.

Kreu i përkohshëm i komunës theksoi se një proces i rregullt, i drejtë dhe transparent zgjedhor është thelbësor për funksionimin demokratik të pushtetit lokal dhe për forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet vendore.

Banner

Related posts

Fetai: Konsensus shtetëror për luftimin e korrupsionit dhe qasje më agresive ndaj shkelësve të ligjit

Gjyla Halili

BDI: Ne punuam për të siguruar financimin e Korridorit 8, ata që tash fotografohen para këtij projekti, dikur propagandonin që të ndalohet

Gjyla Halili

STATUSI I RI I FEDERATËS VATRA KA PËRGJEGJËSI TË REJA

Gjyla Halili